Google ADS

Gjenerali gjerman: Mos e nënvlerësoni forcën e Rusisë

00:49 | 2 Shtator 2022
Trina Galanxhi

Një gjeneral gjerman, oficeri më i lartë në ushtrinë gjermane, ka paralajmëruar Perëndimin që të mos nënvlerësojë fuqinë ushtarake të Moskës, duke thënë se Rusia ka aftësinë të hap një front të dytë të luftës nëse do ta bëjë këtë.

“Shumica e forcave tokësore ruse mund të jenë aktualisht të lidhura në Ukrainë, por ne nuk duhet të nënvlerësojmë potencialin e forcave tokësore ruse për të hapur një fushë të dytë beteje,” tha gjenerali Eberhard Zorn, sipas Reuters, transmeton portal arbresh.info

Sipas tij, Rusia ka në dispozicion edhe një marinë dhe një forcë ajrore.

“Shumica e marinës ruse nuk është ende e angazhuar në luftën kundër Ukrainës dhe Forcat Ajrore Ruse kanë ende një potencial të rëndësishëm, i cili përbën një kërcënim edhe për NATO-n,” tha Zorn.

“Për sa i përket ushtrisë ruse, Moska është shumë e aftë të zgjerojë konfliktin rajonalisht”, tha gjenerali.

Duke iu referuar situatës ushtarake në Ukrainë, Zorn tha se dinamika e sulmit rus është ngadalësuar, por Rusia ende po bën përparim solid.

Ai sugjeroi shtoi se Rusisë nuk është se po i mbarojnë municionet.

“Rusët kanë sasi të mëdha municionesh,” tha ai. “Këto municione janë pjesërisht të vjetra dhe shumë të pasakta, por janë ato që shkaktojnë shkatërrime të mëdha në infrastrukturën civile. Ata gjuajnë rreth 40,000 deri në 60,000 municione artilerie në ditë,” tha ai.

Zorn tha se ai nuk parashikon ndonjë ofensivë me rreze të gjatë thellë në territorin ukrainas në këtë kohë, por shtoi se se forcat ruse janë aktualisht të përqendruara në kapjen e Donbass, një rajon industrial i Ukrainës lindore, ku separatistët e mbështetur nga Moska tashmë mbajnë pjesë të territorit.

Megjithatë, tha ai, një zgjidhje ushtarake nuk është ende në horizont./arbresh.info/

Të ngjashme