Rritet çmimi i drunjve në Maqedoni

21:52 | 1 Shtator 2022
L G

Rritja e çmimeve të peletave dhe shtrenjtimi i energjisë elektrike ka rritur kërkesën për drunjtë për ngrohje.

Përkundër shtrenjtimit edhe të këtij energjensi, megjithatë në rritje janë kërkesat për dru për ngrohje.

Këtë e tregon edhe program për punë i ndërmarrjes publike të pyjeve, sipas të cilës plani për prodhimin e drurit për ngrohje këtë vit, është 516.032 metër kub, përkundër 430.000 metër kub në vitin 2021 dhe 470.000 metër kub në vitin 2020.

Në ndërkohë, nga Ndërmarrja Shtetërore “Pyjet e Maqedonisë”, thonë se pas 13 vitesh kanë kërkuar nga qeveria që të shtrenjtojë për 20 për qind koston e druve për ngrohje, nga 2800 për dru ahu dhe 2900 denarë për metër katror për dru dushku sa ishte më parë çmimi i tyre. Kjo kërkesë edhe është pranuar nga ekzekutivi, me çka edhe çmimi i Ndërmarrjes Publike të Pyjeve është rritur nga 2800 rritur në 3444 denarë për metër dru ahu, dhe nga 2900 në 3564 denarë për metër dru dushku.

Një shtrenjtim i tillë është imponuar edhe me shtrenjtimin e druve për ngrohje prej 4000 deri 5000 tek sektori privat sa janë shitur drutë në periudhën e kaluar, por edhe me rritjen e harxhimeve si prerja e druve, pranim dorëzim apo transporti, magazinimi etj, së bashku me rritjen e çmimeve të naftës dhe benzinës që rrisin edhe koston e ofrimit në treg të druve për ngrohje. Dallimi i madh në çmimeve midis privatit dhe shtetit për drutë për ngrohje vjen si rrjedhojë e faktit se sektori privat nuk i ka çmimet e rregulluara dhe po i formon ato në bazë të tregut dhe në mënyrë të pavarur.

Drejtori i ndërmarrjes publike “Pyjet e Maqedonisë”, Valentin Gruevski thotë se këto çmime nuk kanë ndryshuar që nga viti 2009, duke shtuar se me to punojmë me humbje dhe ato nuk janë të shpagueshme në aspektin financiar. Për më tepër, shton ai, janë shtrenjtuar çmimet e të gjitha energjenseve, andaj edhe kishin dorëzuar kërkesë për shtrenjtimin e druve deri tek qeveria.

Nga ana tjetër të dhënat e Statistikës, tregojnë se në Maqedoninë e Veriut dominon ngrohja me dru. Nga numri i përgjithshëm i amvisërive, mbi 60 për qind harxhojnë dru si energjens kryesor për ngrohje, afër 30 për qind përdorin energjinë elektrike etj. Të dhënat e Entit të Statistikës për vitin 2019, tregojnë se 279.227 amvisëri janë ngrohur me dru, 177.712 amvisëri janë ngrohur me energji elektrike, 58.207 amvisëri janë ngrohur me ngrohje qendrore, 48.201 amvisë ri janë ngrohur me peleta, briketa, me qymyr janë ngrohur 962 amvisëri, me naftë janë ngrohur 2883 amvisëri dhe me gaz natyror janë ngrohur 551 amvisëri. (koha.mk)

Të ngjashme