Kosova ka realizuar fitore ndaj Armenisë në ndeshjen e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Rezultati përfundimtar ka qenë 2-1.
Në një terren me shi kanë qenë armenet që kanë kaluar në epërsi, por jo pse kanë shënuar vetë. Ka qenë duke u luajtur minuta e shtatëdhjetë e shtatë kur mbrojtësja Smaili gaboi me një top i cili përfundoi në portë.
Por gëzimi armen nuk ka zgjatur shumë. Vetëm pas një minute Valentina Metaj me golin e saj ka kthyer Kosovën në lojë.
Pastaj në minutën e tetëdhjetë e gjashtë një ekzekutim perfekt i goditjes së dënimit nga Donjeta Halilaj ka përmbysur Armeninë.
Halilaj ka realizuar me goditje të fortë nga jashtë zone, duke i dhënë Kosovës fitoren.
Kosova e kishte mposhtur Armeninë edhe si mysafir.
Ndeshjen e ardhshme Kosova e luan ndaj Polonisë.
Kjo fushatë nuk ka qenë e suksesshme për Kosovën.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...