Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, iu është përgjigjur shumë sinqerisht 50 pyetjeve të fansave të saj në kanalin e saj në YouTube.
E pyetur se për çfarë është penduar, këngëtarja është përgjigjur menjëherë: “Jam penduar që u martova, të dyja herët!”, transmeton portal arbresh.info
Kujtojmë se Madonna ishte e martuar me aktorin hollivudian Sean Penn nga viti 1985 deri në 1989 dhe me regjisorin britanik Guy Ritchie nga viti 2000 deri në 2008.
Ajo ka një vajzë Lourdes me aktorin kubano-amerikan Carlos Leon, një djalë Rocco me Richie dhe ajo adoptoi Mercy, David si dhe binjakët Esther dhe Stella.
Gjatë intervistës ajo tregoi gjithashtu se obsesioni i saj i preferuar aktualisht është seksi dhe pranoi se nëse nuk do të ishte muzikante, do të ishte mësuese.
“Nëse je një person kurioz dhe i kushton vëmendje jetës, nuk do të ndalesh kurrë së frymëzuari”, tha Madonna kur u pyet se si vazhdon të gjejë frymëzim në një botë që ka ndryshuar kaq shumë që nga fillimi i karrierës së saj.
Këngëtarja e famshme tha gjithashtu se do të dëshironte të punonte me reperin amerikan Kendrick Lamar, dhe ajo gjithashtu pranoi se pjesa më e vështirë e punës në biografinë e saj të ardhshme ishte se asaj iu desh ta fuste gjithë jetën e saj në një film artistik.
Madonna vlerësoi seksin për mbajtjen e saj dhe gjithashtu pranoi se do të donte të punonte përsëri me Britney Spears, 19 vjet pas hitit të tyre “Me Against The Music”./arbresh.info/
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...