Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, tha se mezi pret që ta shoh Kosovën si pjesë të nismës Ballkani i Hapur, të cilën e ka vlerësuar si një nismë të krijuar nga vetë vendet e Ballkanit.
Ai tha se Ballkani i Hapur është një nismë gjithëpërfshirëse dhe porosit të gjitha vendet që, siç tha, të luajnë rolin e tyre në këtë nismë.
Ambasadori Hill tha se SHBA-ja e mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por theksoi faktin se Ballkani i Hapur është një nismë që përfshinë edhe fushat tjera jo vetëm ato politike.
“Mezi pres ta shoh Kosovën pjesë të Ballkanit të hapur. Eshtë një nismë e mirë këtu në Ballkan, dhe mezi pres ta shoh edhe Kosovën pjesë të ngjarjeve të tilla në të ardhmen. E shoh më shumë si një nismë ekonomike, por ndoshta edhe kulturore. Ideja është që njerëzit kanë shumë të përbashkëta dhe duhet të sigurohen që kufijtë e gjëra si këto, më shumë i bashkojmë sesa që i ndajnë”, tha ambasadori, Christopher Hill, për RTV21, gjatë një Panairi të Verës të Ballkanit të Hapur të mbajtur në Boegrad.
Ai tha se Ballkanin e Hapur e sheh si një mënyrë për të krijuar modele bashkëpunimi.
“Nuk dua flas për fituesit apo humbësit. Dua të flas për Ballkanin e Hapur si një mundësi e mirë që njerëzit t’i njohin fqinjët e tyre dhe t’i tejkalojnë problemet pa ndërhyrje nga jashtë. E konsideroj Ballkanin e Hapur si një mënyrë për të krijuar modele bashkëpunimi dhe për të siguruar që vendet e Ballkanit të njihen më mirë mes vete, sepse të gjitha këto vende synojnë anëtarësimin në BE. Mendoj që të gjitha këto vende do të kenë sukses në këtë rrugë, por ato që do të krijojnë fqinjësi më të mirë, do të kenë sukses të parat”, tha ai.
Hill u shpreh se mbështesin dialogun Kosovë-Serbi.
“Ballkani i Hapur është iniciativë e krijuar nga vetë vendet brenda Ballkanit, është i hapur dhe gjithëpërfshirës dhe do t’u thosha të gjithëve që të luajnë rolin e tyre në këtë iniciativë. Sigurisht e mbështesim dialogun Kosovë Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por Ballkani i Hapur është një nismë që përfshinë edhe fushat tjera jo vetëm atë politike. Kështu që mendoj se të gjitha vendet duhet ta tejkalon mosbesimin, t’i tejkalojnë problemet dhe të kuptojnë se kemi të bëjmë me një botë shumë të integruar. Dhe Ballkani i Hapur është nisma më e mirë për të filluar”, tha Hill.
Nisma Ballkani i Hapur është vazhdimësi e Mini-Shengenit ballkanik, prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Kosova, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e saj.
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...