Hapësirat publike në Prishtinë tashmë janë nën vëzhgimin e kamerave

18:48 | 1 Shtator 2022
E.H

I pari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se hapësirat publike tashmë janë nën vëzhgimin e kamerave.

“Hapësirat publike tani e tutje do të jenë nën vëzhgimin e kamerave! Sot finalizuam marrëveshjen me Kosovo Police për sistemin e kamerave në hapësirat publike”, ka shkruar Rama.

Rama, përmes rrjetit social Facebook, tha se kanë nënshkruar marrëveshje me Policinë e Kosovës për vendosjen dhe mirëmbajtjen e kamerave.

“Tash e sa kohë jemi në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës për hartimin e marrëveshjes për vendosjen e sistemit të kamerave dhe mënyrën e mirëmbajtjes së rrjetit të kamerave në hapësirat publike të Kryeqytetit, marrëveshje e cila u nënshkrua sot”, tha Rama.

“Bashkë me Policinë e Kosovës u zotuam se do të koordinojmë aktivitete të përbashkëta për përmirësimin e sigurisë në hapësirat publike të Kryeqytetit”, shtoi në fund i pari i Prishtinës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme