Fillon hartimi i planit të ri për trajtimin e personave të mbajtur në institucione të SHKK-së

14:50 | 1 Shtator 2022
K.B

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me Zëvendësuesin e zv. Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, takuan zyrtarët përgjegjës të programeve rehabilituese brenda institucioneve korrektuese, organizatat nga shoqëria civile, si dhe partnerët strategjik të SHKK-së, ICITAP dhe EULEX.

Në takim u diskutuan çështje të bashkëpunimit dhe sfidave kryesore, me të cilat përballen institucionet korrektuese, veçanërisht mbi fushën e rehabilitimit për të burgosurit, e veçanërisht për të miturit.

Gjatë takimit, palët u dakorduan që bashkërisht të punojnë në hartimin e një plani të ri, i cili do të mundësojë një reformë të thellë në trajtimin e personave të mbajtur në institucione korrektuese. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme