Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për krizën energjetike në Kosovë dhe reduktimet e shtuara të rrymës.
Kurti ka thënë se situata është e vështirë teksa ka bërë të ditur se çmimet e energjisë në bursë kanë shkuar deri në 1000 euro për megavat orë.
Sipas, Kurtit, vitin e kaluar ka qenë e paimagjinuar që Kosova do të ndodhej në një situatë të tillë sivjet.
“Termocentrali Kosova A i ka tri njësi, që janë 60 vjet të tjetra, Kosova B dy njësi që janë 40 vjet të vjetra. Riparimet e nevojshme, prishjet e paparashikueshme po e zvogëlojnë gjenerimin, rrisin importin dhe po na shtojnë reduktimet. Çmimet e energjisë në bursë kanë shkuar deri në 1000 euro për megavat orë. Ka qenë e paimagjinueshme vitin e kaluar kjo situatë që po ndodh tash. Brengoseshim vitin e kaluar kur çmimet shkuan në 500 euro për megavat orë. Ende pa ardhur dimri kemi raste kur çmimet në bursë ndërkombëtare kanë arritur në 1000 euro. Situata është shumë e rëndë. Por po e bëjmë më të mirën e mundshme. Jam i bindur se do t’ia dalim. Por, nuk na çojnë askund grevat, bojkotet e mospuna”, ka thënë Kurti.
Në Kosovë gjatë ditës së djeshme ka pasur reduktime të shtuara të energjisë elektrike, gjersa reduktime deri në tri herë në ditë janë paralajmëruar edhe për sot.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...