Google ADS

Jasharaj-mësimdhënësve: Besën që ua kemi dhënë do ta mbajmë, do të jemi zëri juaj

12:09 | 1 Shtator 2022
A Z

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari gjatë vizitës së tij në shkollën fillore “Naim Frasheri”, tha se sot kemi ardh të ju themi se besën që ua kemi dhënë do ta mbajmë.

Ai tha se kemi bërë një rrugëtim për nëntë muaj duke i lutur, por pavarësisht kësaj asnjëra nga këto kërkesat e tona nuk është realizuar.

Sipas tij, e gjithë kjo po bëhet që të dorëzohen, por pavarësisht kësaj ai thotë se do të jetë zëri i mësimdhënësve.

“Njoftimin për hyrjen në grevë është bërë përmes medias edhe përfundimi i saj  do të bëhet njësoj siç edhe u njoftua. Dikujt që duhet t’i vijë turp do të jetë ministrja Nagavci. Ne nuk e zgjodhëm grevën por nuk patëm zgjidhje tjetër”, tha Jasharaj.

Reshit Kushaj,  kryetari i Këshillit Grevist tha se dëshirojë të ju bëjë me dije se greva është duke u respektuar, uroj qe ky organizim të shërbejë për të gjitha komunat e tjera

“Uroj që te përfundoje sa më parë dhe Qeveria ti marr parasysh kërkesat e tona minimale”, tha ai.

Ata thanë se vetëm kështu të bashkuar mund ti realizojmë kërkesat e tona./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme