Google ADS

Shaqiri: 1 shtatori është fillim i veprave dhe sukseseve të reja

10:57 | 1 Shtator 2022
A. B.

Një shtatori shënon fillim të veprave dhe sukseseve të reja. Jam posaçërisht i lumtur që sot ju shoh të gëzuar dhe që së bashku e inaugurojmë këtë objekt të ri ku do t’i keni kujtimet e juaja, sukseset dhe arritjet e juaja, theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni të Veriut, Jeton Shaqiri i cili sot në mëngjes, në ditën e parë të shkollës e vizitoi Shkollën e sapondërtuar fillore “Goce Dellçev” në Komunën e Ilindenit.

Shaqiri u dëshiroi sukses në punë edhe mësimdhënësve, duke i porositur fëmijët të jenë motivim për të gjithë, siç tha, “ku duhet të lëvizim dhe si të punojmë”.

Kryetari i Komunës së Ilindenit, Aleksandar Georgievski në shfaqjen në hollin e shkollës tha se shkolla e re do të jetë vend ku fëmijët do të shoqërohen, do të njoftojnë shokë dhe do të ndërtojnë personalitetin e tyre.

“Obligim i yni është të sigurojmë kushte për çdo fëmijë dhe së bashku të ndërtojmë gjeneratë me të cilën do të krenohemi”, tha Georgievski. Kumtoi se e shkollën e re, për herë të parë në Komunën Ilinden sigurohet qëndrim ditor për nxënësit e klasave të para, shujta për të gjithë nxënësit, dhomë senzori për fëmijët me pengesa dhe klasa tërësisht të pajisura sipas standardeve më të larta.

Mirëseardhje në ditën e parë, solemne të shkollës u dëshiroi edhe drejtoresha e SHF “Goce Dellçev” Dushanka Kërstevska e cila theksoi se nga viti në vit po rritet numri i filloristëve në komunë dhe se në këtë vit shkollor kanë 122 nxënës të klasave të para, mes të cilëve katër binjakë, të sistemuar në pesë paralele.

Shkolla e re e ndërtuar ka 14 klasa, zyre të mësimdhënësve, sallë konferenciale, pes tualete dhe tre hapësira për kuzhinë. Ka edhe dhomë senzori për inkluzion më të madh të fëmijëve me pengesa./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme