Për dy ditë me radhë do të mbahet në Serbi “Ballkani i hapur”, ku pritet të të finalizohet marrëveshja për tregtinë pa kufizime të ushqimeve, me qëllim që të mos përsëritet më situata që për shkak të luftës në Ukrainë, Serbia bllokoi grurin për Shqipërinë dhe Maqedonia e Veriut vajin.
Ashtu sikurse është njoftuar sot do të nisë edhe Panairi Ndërkombëtar i Verës që do të ekspozohet për 4 ditë në kryeqytetin serb, ku liderët do të mbajnë një fjalim nga 5 minuta.
Ndërsa nesër do të mbahet samiti mes liderëve të Ballkanit të Hapur dhe pas tij në orën 13;05 do të ketë një konferencë për shtyp të liderëve.
Mësohet se krahas liderëve të vendeve që e kanë krijuar këtë nismë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, në takimin në Beograd do të marrin pjesë edhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto dhe ministri e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.
Sikurse edhe në takimin e fundit të kësaj iniciative, të mbajtur në Ohër, të pranishëm do të jenë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnjë-Hercegovinë nga radhët e komunitetit serb, Zoran Tegeltija, shkruan A2Cnn.
Agjenda e Ballkanit të Hapur
Dita e parë
12.55 – Mbërritja e Kryeministrit në panair
Kryeministri mirëpritet nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Serbisë
13.00 – Ceremonia e hapjes së Panairit të Verës nga Open Balkan
Fjalët hapëse në panair e liderëve (5 min)
19.45 – Nisja e Kryeministrit me automjet drejt Presidencës së Republikës së Serbisë
Dita e dytë
09.50 – Mbërritja e Kryeministrit në samit
Kryeministri mirëpritet nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Serbisë
09.55 – Foto familjare e liderëve
10.00 – Hapja e samitit “Open Balkan”
11.00 – Takim me përfaqësues të grupit të investimeve të Open Balkan
12.00 – Takim me përfaqësues të grupit të krizave ushqimore dhe energjetike të Open Balkan
13.00 – Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve
13.05 – Konferencë për shtyp e liderëve
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...