2022 vit rekord; u hapën 736 kantiere ndërtimi, 207 vetëm në Tiranë

07:03 | 1 Shtator 2022
K.B

Ndërtimi është sektori që po mban gjallë ekonominë tonë. Vetëm në pjesën e parë të vitit, bashkitë kanë dhënë 736 leje, kostoja e të cilave në ndërtim arrin në 560 mln euro.

1.7 mln metër katrorë është sipërfaqja e miratuar për ndërtime në të gjithë vendin, pjesën e parë të vitit 2022.

Në raport me pjesën e parë të vitit 2021 janë 600 mijë metër katrorë tokë më shumë që po zihet nga ndërtimi.

Të dhënat e mbledhura nga INSTAT tregojnë se në gjithë vendin u dhanë 736 leje, nga të cilat 207 vetëm në Tiranë.

I dyti vjen Durrësi me 55 leje ndërtimi, ndërsa Berati e Dibra, janë qarqet me numrin më të ulët të lejeve, me nga 9 të tilla.

Sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në kryeqytet, në vlerë monetare arrin në 350 milionë euro, ndërsa në gjithë territorin, 560 mln.

Ekonomia shqiptare është rritur rreth 6% këtë vit, dhe pavarësisht nga kriza e konsumit që ka sjellë shtrenjtimi i çmimeve, ndërtimi dhe tregtia me pasuritë e paluajtshme kanë qenë sektorët që kanë mbajtur peshën kryesore të rritjes. /euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme