Google ADS

Haradinaj: Ndalu sa s’të kanë ndalë, o Albin Kurti!

22:47 | 31 Gusht 2022
L G

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kriktikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti rreth qasjes ndaj grevës së sindikalistëve dhe në veçanti ndaj personelit arsimor.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka shtruar disa pyetje për kreun e ekzekutivit.

“Ndalu sa s’të kanë ndalë o Albin Kurti”, e ka nisur shkrimin e tij Haradinaj.

“Ku je tuj dashtë me e çu këtë vend o Albin Kurti?! A je tu e pa që je duke e shkatërru me themel!? Me çfarë të drejte ju ndalë pagat personelit arsimor? Me cilin ligj a me cilën kushtetutë? Kush janë ata sejmenë trima që i kërcënojnë e i shantazhojnë mësuesit!?”, ka shkruar tutje Haradinaj.

Ai tutje ka pyetur kryeministrin se ‘kush ta ka dhanë atë të drejtë që në pikë të verës me e lanë popullin në terr! Pse e ke pengu ndërtimin e Kosovës së Re? Pse nuk i ke hapë rrugë gazit për energji? Pse po i mbanë paret e popullit në arkën e shtetit e nuk po i rrit rrogat. A ta ka thanë dikush se njerëzit kanë fillu të vuajnë edhe për bukë?’

“Ky vend nuk është pronë e jotja. Ti ke marrë votë me qeverisë vendin e jo me shkatërru atë. Hiq dorë nga kjo mënyrë e qeverisjes sa nuk është bërë vonë. Ktheju popullit, sepse po t’u kthy ai ty, do të përfundosh me turp. Ndalu vet e mos lejo të të ndalin!”, ka shkruar Haradinaj, duke iu drejtuar kryeministrit Kurti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme