Deputetja Jeta Statovci zgjidhet Kryetare e Listës Guxo në Prishtinë

20:32 | 31 Gusht 2022
E.H

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jeta Statovci, është zgjedhur kryetare e Partisë “Guxo” në degën e Prishtinës.

Kjo është bërë e ditur  nga deputeti Haxhi Avdyli, përmes rrjetit social Facebook.

Statovci ka marrë 270 vota nga delegatët që ishin të pranishëm në votim.

Avdyli gjithashtu ka njoftuar se Kuvendi qendror i partisë “GUXO”, do të mbahet me 7 shtator./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme