Google ADS

Hoxhaj: BE ta përmirësojë padrejtësinë shumëvjeçare ndaj Kosovës, t’i liberalizojë vizat këtë fundvit

19:17 | 31 Gusht 2022
L G

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, aktualisht nënkryetar i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se po qëndron në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka bërë të ditur se është takuar me deputetin e Parlamentit Evropian Lukas Mandl, për të cilin tha se është bërë zë i fuqishëm i Kosovës dhe shqiptarëve në Austri dhe Evropë.

Hoxhaj, tutje shkroi se Bashkimi Evropian mund ta përmirësojë padrejtësinë e saj shumëvjeçare ndaj Kosovës vetëm nëse këtë fundvit liberalizon vizat për Kosovën.

“Kënaqësi të takoj mikun tim të kahmotshëm, deputetin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl! Në traditën habsburge është bërë zë i fuqishëm i Kosovës dhe shqiptarëve në Austri dhe Evropë! 🇽🇰🇦🇹 BE mund ta përmirësojë padrejtësinë e saj shumëvjeçare ndaj Kosovës vetëm nëse këtë fundvit liberalizon vizat për Kosovën!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook./arbresh.info/

Të ngjashme