Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarit N.S dhe A.S, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale Fajdeja nga neni 331 të KPRK-së, Detyrimi nga neni 328 të KPRK-së dhe Kanosja nga neni 181 te KPRK-së, të kryera në bashkëveprim në dëm të dëmtuarve A.M dhe E.M që të dy nga Gjilani.
Të pandehurit N.S dhe A.S, në bashkëkryerje kanë shfrytëzuar pa përvojën e viktimave dhe gjendjen e tyre materiale, duke i detyruar të dëmtuarit të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre dhe i kanë sjellë në gjendje të rëndë financiare, ashtu që fillimisht u’a japin shumën prej 50,000 euro me fajde dhe në vazhdimësi u kanë bërë presion që viktimat të ua paguajnë interesin – kamatën prej 20% mujore, duke përvetësuar shumën e parave në vlerë rreth 800,000.00 euro si dhe automjetet e markave Range Rover, Mercedes dhe Tiguan, në vlerë rreth 50,000 euro.
Të njëjtit janë arrestuar në flagrancë, duke noterizuar kontratën kinse për shitblerjen e një parcele, e që në fakt ka qenë e njëjta parcelë që është marr në emër të fajdesë.
Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtron kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan./arbresh.info/
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...