Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni të Veriut, Jeton Shaqiri sot tha se është i bindur se abetarja e unifikuar shqipe në Kosovë dhe Shqipëri, do të inkorporohet edhe në Maqedoninë e Veriut.
Shaqiri tha se pas fillimit të vitit shkollor në shtete fqinje, libri i abetares do të merret dhe do të dorëzohet për shqyrtim në Byronë për Arsim, pas çka do të vijojnë procedurat.
“Që në komunikimet e para që kam pasur me Ministrinë e Arsimit në Kosovë, në të njëjtën kohë me Ministrinë e Arsimit në Shqipëri, kanë qenë procedura që kanë filluar më herët, po shihet çdo lloj mundësie ligjore, brenda ligjeve ekzistuese tona, brenda programeve mësimore, që ajo abetare të vazhdojë rrugëtimin edhe në vendin tonë”, tha Shaqiri.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...