Dy persona tentojnë ta rrëmbejnë një grua në mes të ditës në Prishtinë

11:40 | 31 Gusht 2022
A Z

Një grua ka raportuar se dy persona kanë tentuar ta rrëmbejnë atë pasditën e së martës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti po vazhdon të hetohet, teksa viktima është marrë në intervistim.

“RRËMBIM NË TENTATIVË – Prishtinë 30.08.2022 – 16:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy persona kanë tentuar që ta kryejn veprën e lartcekur dhe të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin viktima është intervistuar dhe rasti i inicuar vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente policore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme