Shkencëtarët besojnë se një specie ‘e pavdekshme’ e kandilit të detit që mund të zhbëjë plakjen e tij mund të jetë çelësi për të kuptuar këtë proces te njerëzit dhe krijimin e medikamenteve të reja.
Pjesa më e madhe e llojeve të kandilëve të detit kanë një cikël të ngjashëm jete dhe vdekjeje. Por në rastin e Turritopsis dohrnii, kurndihet e kërcënuar nga ndonjë lëndim ose kushtet e oqeanit, e kthen veten në një trajtë cistike. Më pas, kjo ngjitet pas kolonive të shtratit të detit dhe kthehet në fazën e polipit, para se të zhvillohet dhe rritet sërish.
Studiuesit krahasuan gjenet e këtij kandili me atë të kandilit të kuq, i cili nuk ka këtë aftësi rigjeneruese. Mes dy meduzave të detit, ‘i pavdekshmi’ kishte numër të dyfishtë të gjeneve që janë përgjegjëse për riparimin e ADN-së dhe mbrojtjen e saj. Gjithashtu, rezultoi të kishte mutacione që nxisin ndarjen qelizore dhe ndalonin telomeret, të cilat mbrojnë kromozomet, të çaheshin.
Gjatë metamorfozës, rezultoi se ky kandil mund të ndalonte gjenet e zhvillimit për të vijuar procesin e tyre dhe aktivizonte të tjera që lejonin qelizat të rigjeneroheshin./javanews/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...