Southamptoni fiton me përmbysje ndaj Chelseas

22:52 | 30 Gusht 2022
K.B

Chelsea ka humbur me rezultat 2-1 ndaj Southamptonit në kuadër të xhiros së katërt të Premier League.

Ndeshja në “St. Marry Stadium” prodhoi jo pak raste nga të dyja palët, me vendasit që ishin më konkretë para golit.

Fillimisht shënoi Sterling në minutën e e 23’, pas një rrëmuje në zonën e “The Saints”.

Përgjigjja e vendasve ishte e shpejtë, ku shënuan me Lavian pesë minuta më vonë.

Për të shkuar si triumfues në pushimin në mes të pjesëve mendoi Armstrong në minutën e 45’.

Kështu përfundoi tërë ndeshja, me Chelsean që nuk po e gjen formën optimale në këtë sezon të ri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme