Ministrja e Shëndetësisë në Portugali ka dhënë dorëheqje disa orë pasi dolën raportet se një turiste shtatzënë kishte ndërruar jetë pasi nuk u pranua në një maternitet.
Gruaja 34-vjeçare indiane thuhet se pësoi një arrest kardiak ndërsa po transferohej nga spitalet e Lisbonës, transmeton portal arbresh.info
Vdekja e tursitës ka ngjallur debat në Portugali mbi keqmenaxhimin e personelit në njësitë e spitaleve të maternitetit.
Dr. Marta Temido ishte ministre e Shëndetësisë që nga viti 2018, dhe është merita për drejtimin e Portugalisë përmes Covid.
Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa tha se vdekja e turistëts është “pika e fundit” që çoi në dorëheqjen e Dr Temido, sipas agjencisë portugeze të lajmeve Lusa.
Kjo vjen pas një stuhie kritikash për trajtimin e mungesës së stafit në maternitetet nga qeveria portugeze, duke mbyllur përkohësisht disa prej tyre dhe duke detyruar gratë shtatzëna t’i nënshtrohen transferimeve të rrezikshme midis spitaleve.
Mediat lokale raportuan se turistja shtatzënë vdiq ndërsa po zhvendosej nga spitali Santa Maria i Lisbonës – më i madhi në Portugali – sepse njësia e tij neonatologjike ishte plot. Foshnja e saj u lind në gjendje të mirë shëndetësore pas një operacioni cezarian urgjent, thanë autoritetet.
Autoritetet kanë filluar hetimet mbi vdekjen e turistes.
Ka pasur incidente të ngjashme në të gjithë Portugalinë në muajt e fundit – duke përfshirë vdekjet e veçanta të dy foshnjave, nënat e të cilëve me sa duket ishin transferuar midis spitaleve dhe kishin duruar vonesa të gjata.
Mungesa e personelit shëndetësor në Portugali, veçanërisht atyre të specializuar në gjinekologji dhe obstetrikë, ka bërë që qeveria të konsiderojë punësimin nga jashtë./arbresh.info/
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve