Në Fushë Kosovë, Kodër të Trimave, lagjen “Arbëria”, lagjen “Çamëria” dhe pjesën e Medresesë, si dhe në një pjesë të lagjes “Kalabria” do të ketë reduktime të ujit.
Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, duke sqaruar se reduktimet e ujit vijnë pas ndërprerjes së energjisë elektrike në ITU Albanik dhe do të vazhdojnë deri në sanimin e këtij defekti.
“Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në ITU Albanik, jemi të detyruar që përkohësisht deri në aftësimin e defektit nga ana e KEDS/KOSTT të bëjmë reduktime të ujit për Fushë Kosovën, Kodrën e Trimave, lagjen Arbëria, një pjesë e lagjes Kalabria, Lagjja Çamëria dhe pjesa e Medresesë”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”. /arbresh.info/
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja