Dy persona janë vrarë sot në Tiranë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në zonën e “Myslym Shyrit”, brenda një lokali.
Raportohet se një burrë me armë të zjarrit i ka qëlluar për vdekje vëllanë dhe kunatën e tij.
Nuk dihen motivet e krimit apo autorit.
Kjo vrasje është e dyta brenda pak orësh në Shqipëri.
Mbrëme në Lezhë, Besnik Pjetri vrau ish-kunatin Gent Përjaku dhe ish-vjehrrin Pjeter Përjakun.
Vrasja ndodhi në fshatin “Grykë Zezë” të Lezhës pas një konflikti që erdhi pas divorcit të Besnik Pjetrit me vajzën e familjes Përjaku.
Me këto ngjarje rritet më tej bilanci i vrasjeve. Kjo është vrasja e 24-të e kësaj vere, ndërkohë që 29 persona kanë humbur jetën, duke vënë në pikëpyetje sigurinë për jetën në vendin tonë. /tch/
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...