Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.084 teste, ndërsa janë regjistruar 240 raste të reja me COVID-19.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (240), janë regjistruar 58 riinfeksione.
Nga MSH njoftojnë se sot janë regjistruar 446 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Gjatë 24 orëve të kaluara është raportuar një viktimë nga coronavirusi nga Shkupi (80 vjeç).
Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, janë regjistruar, 3 humbje jete, nga Prilepi (73 vjeç), Demir Hisari (60 vjeç) dhe Demir Kapija (67 vjeç). Të gjithë personat humbën jetën në shtëpi. Humbën jetën në periudhën nga 16.08. deri më 24.08.2022.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 340.119, numri i të shëruarve është 328.924, numri i atyre që humbën jetën është 9.481, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.714.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...