Këshilli Grevist i BSPK-së ka paralajmëruar padi ndaj ministrit të Financave Hekuran Murati, pas paralajmërimeve se do t’u ndalen pagat gjatë kohës së grevës.
Kjo u bë e ditur përmes një konference për medie të martën nga kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj, i cili deklaroi se kanë kërkuar që të jenë unik dhe të vazhdojnë grevën.
“Ne punojnë dhe do të zgjasë deri në momentin që qeveria Kurti ta ndryshojë qasjen. Greva do të duket edhe në opinion edhe më 1 shtator, të cilët po qëndrojnë edhe në punë, por më 1 shtator me këtë qasje, fëmijët do t’i gjejnë në shtëpi”.
“Deklarata skandaloze e qeverisë e cila po mundohet të ndjellë frikë, është arsyeja që ne nuk dorëzohemi. Ligji për greva nuk ka dhënë asnjë mënyrë tjetër dhe qëndrimi i grevistëve është dinjitoz. Një deklaratë e sekretarit u bë për përkëdhelje nga ndokush prej Qeverisë”.
“Mirëpo deklarata e ministrit Hekuran Murati ishte edhe më skandaloze. Ne e kemi vlerësuar që në vend se tensionohet të ulën, ai me apo pa qëllim krijon irritime dhe ne do ta kemi me kohë dhe ekspertët e fushës do të merren me këtë çështje, dhe së SBAShK-u do ta përgatisim lëndën ndaj ministrit Hekuran Muratit”, tha Jashari.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?