Google ADS

Mbanë dhe shfrytëzon shtetasen serbe në lokal, arrestohet gjilanasi

09:02 | 30 Gusht 2022
E.H

Është arrestuar një person në fshatin Domorovc të Gjilanit pasi që dyshohet se në lokalin e tij ka mbajtur dhe shfrytëzuar një grua shtetase e Serbisë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është nën hetime.

“Fsh. Domorovc, Gjilan 26.08.2022 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në lokalin e tij ka mbajtur dhe shfrytëzuar viktimën femër shtetase të Serbisë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit, dërgohet në mbajtje, rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme