Stina e verës nuk mund të mendohet pa të bardhën, madje është vërtetuar shkencërisht se kjo ngjyrë na bën të ndihemi të gjallë dhe më të lumtur.
Deri këtu jemi në rregull, por ka diçka që nuk shkon me këtë ngjyrë, aksesorët e bardhë bëhen lehtësisht pis. Sa ngjyrë praktike dhe lehtësisht e kombinueshme është, po aq e vështirë është për t’u pastruar. Të gjithëve mund të na vijnë ndërmend ndonjë palë atlete të bardha.
Duke mos ditur mënyrën e duhur si t’i pastrojmë shpeshherë përfundojnë në lavatriçe dhe dëmtohen, por më poshtë do të lexoni mënyrën më të lehtë dhe të shpejtë si të pastroni atletet e bardha.
Top Albania Radio shkruan se përbërësit janë ½ filxhan uthull të bardhë, ¼ filxhan sodë buke, 1 furçë. Përzieni sodën e bukës me uthullën e bardhë derisa të bëhet si shkumë. Përdorni furçën për të pastruar atletet dhe lërini për 30 minuta. Më pas shpëlajini me ujë të ftohtë dhe atletet do të duken si ditën e parë që i keni blerë.
Rikujtojmë se këmbët ndryshojnë gjatë ditës, duke u bërë më të gjata dhe më të gjera me kalimin e orëve. Kjo është arsyeja pse ekspertët thonë se është më mirë të blini këpucë pasdite se sa në mëngjes.
Fushata gjermane për një shpinë të shëndetshme, AGR. u bën thirrje konsumatorëve që të shmangin blerjen e këpucëve në mëngjes pasi mund të ndikojë negativisht në komoditetin e tyre dhe më e rëndësishmja, të çojë në dhimbje shpine.
Ndërkaq, pas dimrit me çizme dhe atlete, këmbët e shumicës së meshkujve tani duken jo dhe aq mirë. Pra, ndërmerrni këto hapa bazë për të siguruar që këmbët tuaj të duken gjithmonë bukur.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...