Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar ditën e sotme se sipas tij Moska e ka krijuar artificialisht krizën energjitike për ta përdorur si justifikim.
Teksa ka folur përmes një videoje në Forumin e 17 Strategjik në Bled të Sllovenisë, Zelensky tha se çmimet e larta të gazit, pezullimi i shpërndarjes së gazit dhe grurit u krijuan artificialisht nga Rusia.
Zelensky paralajmëroi se asnjë vend evropian nuk është i sigurt nga Rusia, pasi që propaganda ruse është e gatshme të shkatërrojë gjithçka ukrainase.
“Propaganda ruse thotë se populli ukrainas nuk ekziston. Ndërsa ne po luftojmë këtë agresion, ne po mbrojmë Evropën. Ata vrasin civilë, gra dhe fëmijë. Ata po shkatërrojnë blloqet dhe qytetet tona. Rusët kanë krijuar kampe filtrimi që i ndajnë fëmijët nga prindërit dhe i adoptojnë ilegalisht në Rusi”, tha Zelensky.
Zelensky shtoi se përveç propagandës ruse fajin e kanë edhe ata që heshtin për gjithçka që po ndodh. Ai tha se lufta filloi në vitin 2014 dhe se në gjashtë muajt e fundit Rusia ka shkatërruar kontinentin evropian.
“Asnjë nga vendet tuaja nuk është i sigurt nga këta kriminelë lufte që kanë duar të përgjakur dhe pastaj vijnë te ju si turistë. Terrori rus është diçka që na ndjek të gjithëve, përfshirë të gjithë qytetarët e Bashkimit Evropian. Nëse nuk luftojmë kundër këtij terrori, ne në fakt e mbështesim atë”, tha Zelensky.
Ai gjithashtu bëri thirrje për një embargo të plotë kundër Rusisë, si dhe për furnizimin e Ukrainës me armë dhe municione.
“Kosova Kosova” brohorasin kadetët dhe ushtarët amerikanë, O...
“Mirror”: Shqipëria, destinacioni më i kërkuar për pushime n...
Borrell zhvillon takim me liderët e Ballkanit Perëndimor të ...
Gërvalla në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme në...
Policia jep detaje për vrasjen e Florim Zeqirit, rasti duke ...
Një i moshuar vdes në një kafiteri në Obiliq, policia nis he...