KRU “Prishtina” publikon foto të thatësisë në Badoc e Batllavë

12:52 | 29 Gusht 2022
arbresh.info

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur të dhënat e fundit në lidhje me nivelin e ujit në liqenin e Badocit dhe Batllavës.

“Niveli i ujit në liqenin e Badocit (- 9.28 metra) nën kuotën e kapërderdhjes. Niveli i ujit në liqenin e Batllavës (- 4.09 metra) nën kuotën e kapërderdhjes”, bëhet e ditur nga KRU “Prishtina”.

Ata kërkojnë që të shpenzohet racionalisht ujin e pijshëm, derisa kanë shpërndarë fotografi të thatësisë në këto liqene./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme