Organizatat e shoqërisë civile nga komuniteti serb, të mbledhura në kuadër të nismës OPEN, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që t’i zbatojë dispozitat e marrëveshjes së Brukselit dhe të procedoj me themelimin e Bashkësisë/Asociacionit të komunave serbe.
“Presim nga Qeveria e Kosovës që sa më parë t’i ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm në mënyrë që të themelohet Bashkësia/Asociacioni i komunave serbe në pajtim me parimet e dakorduara në Bruksel”, thuhet në deklaratë, shkruan arbresh.info.
Në deklaratë janë nënshkruar dhjetë organizata.
Komunikata e plotë:
Ne, organizatat e shoqërisë civile nga komuniteti serb, të mbledhura në kuadër të nismës OPEN, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që t’i zbatojë dispozitat e marrëveshjes së Brukselit dhe të procedoj me themelimin e Bashkësisë/Asociacionit të komunave serbe.
Themelimi i Bashkësisë/Asociacionit të komunave serbe është obligim që është ndërmarrë gjatë negociatave në Bruksel dhe është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, prandaj Qeveria e Kosovës duhet të gjejë mënyrën për arritjen e zbatimit të tij.
Andaj, presim nga Qeveria e Kosovës që sa më parë t’i ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm në mënyrë që të themelohet Bashkësia/Asociacioni i komunave serbe në pajtim me parimet e dakorduara në Bruksel.
Nënshkruesit (sipas renditjes alfabetike):
Qendra për Veprim Afirmativ Shoqëror (CASA), Mitrovicë e Veriut
Qendra për Përfaqësim të Kulturës Demokratike (ACDC), Mitrovicë e Veriut
Bota Bardhë e Zi (CBS), Mitrovicë e Veriut
Forumi për Zhvillim dhe Bashkëpunim Multietnik (FDMC), Graqanicë
Qendra Humane Mitrovicë (HCM), Mitrovicë e Veriut
Instituti për Zhvillim Territorial Ekonomik (InTER), Zubin Potok
Nisma e Re Shoqërore (NSI), Mitrovicë e Veriut
OJQ Aktiv, Mitrovicë e Veriut
OJQ Komunikimi për Zhvillim të Shoqërisë (CSD), Graqanicë
Radio Kim, Graqanicë
UPZH Avenija, Llapllasellë
/arbresh.info/
Gjermania dyshon se dy kabllo nënujore iu këputën qëllimshëm
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...