Google ADS

Vajza që dyshohet se u dhunua nga pesë djem në Prishtinë, është e mitur

12:17 | 29 Gusht 2022
arbresh.info

Vajza që dyshohet se u dhunua nga pesë djem në Prishtinë, ishte e mitur, sikur që njëri prej të dyshuarve për dhunim është një i mitur.

Këtë e ka bërë të ditur për portalin arbresh.info zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Me urdhër të prokurorit janë ndalu dy persona, njëri i moshës madhore tjetri i moshës së mitur. Në ndërkohë janë duke u zhvilluar hetime tjera, dhe të shohim çka po ndodhë në vazhdim”, ka deklaruar Ulaj.

Ulaj ka njoftuar se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

“Është procedurë për të mirë dhe kogja jemi të kufizuar në dhënien e informacioneve. Po, e mitur”, ka thënë Ulaj derisa është pyetur për moshën e viktimës.

Sipas Ulaj, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në koordinim me të gjitha institucionet relevante./arbresh.info/

E tmerrshme, një femër dhunohet nga pesë persona në Prishtinë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme