Rama tregon se kur pritet të fillojë ndërtimi i Spitalit të Prishtinës

10:51 | 29 Gusht 2022
A Z

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku, janë takuar me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin.

Rama ka thënë se kanë biseduar për ndërtimin e spitalit të Prishtinës dhe bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë sekondare.

“Bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, z. Izet Sadiku dhe me bashkëpunëtorë, u takuam me Ministrin e Shëndetësisë, z. Rifat Latifi, me të cilin diskutuam për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës dhe bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë sekondare”, ka thënë Rama.

I pari i Prishtinës bëri të ditur se punimet për spitalin e Prishtinës janë duke ecur sipas planit.

“Punimet për Spitalin e Prishtinës janë duke ecur sipas planit dhe presim që ndërtimi të fillojë gjatë vitit 2023”.

“Bashkë me Ministrin u dakorduam që të kemi një bashkëpunim të ngushtë në krijimin e një institucioni dhe sistemi të mirëfilltë shëndetësor, i cili do të ofrojë shërbime sa më cilësore për qytetarët e Prishtinës”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme