Google ADS

Shtetasja e Shqipërisë sulmohet seksualisht nga një kosovar në Fushë Kosovë

10:05 | 29 Gusht 2022
A Z

Një shtetase e Shqipërisë kë njoftuar policinë se është sulmuar seksualisht nga një i dyshuar kosovar në Fushë Kosovë.

Policia bën të ditur përmes raportit se me udhëzim të prokurorit viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Fushë Kosovë, 28.08.2022-14:45.Viktima femër shtetase e Shqipërisë ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me udhëzim të prokurorit viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme