Antony Matheus dos Santos, apo më mirë i njohur si Antony e ka marrë rrugën drejt Anglisë për ta kompletuar transferimin në Manchester United.
Menaxheri i futbollistit të Ajaxit, Junior Pedroso e ka bërë sot një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit ka bërë të ditur se ai me klientin e tij janë nisur me aeroplan drejt Britanisë së Madhe.
“Ja ku po nisemi/shkojmë”, ka shkruar menaxheri i futbollistit brazilian, i cili shumë shpejt do t’ju bashkohet “Djajve të Kuq”, shkruan “Gazeta Express”.
Gjiganti britanik ka arritur tashmë marrëveshje në parim me Ajaxin, të cilit do t’ia paguajë 100 milionë euro.
Futbollisti ofanziv do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, pra deri më 2027, me opsion për vazhdimin e tij për një vit tjetër.
Kontrata po përgatitet dhe ajo mund të nënshkruhet qysh sot pasi lojtari t’i kryejë vizitat mjekësore.
Ky do të jetë një transferim historik për ligën holandeze Eredivisie dhe për Ajaxin, pasi nuk ka ndodhur kurrë më parë që një lojtar nga kjo ligë/skuadër të shitet një lojtar për 100 milionë euro.
22 vjeçari ka qenë i jashtëzakonshëm në kampionatin holandez në sezonin e fundit.
80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Varrezat...
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...