Dy gazetarë u qëlluan për vdekje nga persona të panjohur që ishin në një motoçikletë, të cilët i sulmuan derisa po udhëtonin me një makinë në një autostradë në veri të Kolumbisë, tha policia të dielën.
Leiner Montero, drejtori i një radiostacioni dhe Dilia Contreras, drejtoresha e një faqe online të lajmeve, u vranë pranë qytetit Magdalena, ata po ktheheshin nga një festë në një fshat aty pranë.
Komandanti i policisë së Magdalenës, Andres Serna tha se sipas hetimeve paraprake kishte ndodhur një përleshje ku ishte përfshirë Montero dhe disa të tjerë.
“Pas këtij akti të intolerancës, gazetari vendosi të largohej me makinën e tij së bashku me Dilia dhe një burrë tjetër, gjatë rrugës ata i vranë”, u tha oficeri gazetarëve, shkruan Reuters, transmeton KlanKosova.tv.
Ai ka shtuar se janë duke e hetuar rastin.
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...