Omicron, variantet dhe nënvariantet e tij janë ende të pranishme, dhe simptomat e sëmundjes po ndryshojnë përsëri.
Përveç simptomave të zakonshme, mjekët në Indi vunë re se disa pacientë tani po raportojnë simptoma të reja që përfshijnë diarre, ulje të prodhimit të urinës dhe dhimbje gjoksi.
“Numri i sindromës akute koronare, infarkti i miokardit (sulmi në zemër) është në rritje te pacientët me COVID-19. Ka pacientë që raportojnë simptoma jo specifike si dhimbje gjoksi, ulje të prodhimit të urinës, diarre dhe më pas rezultojnë të jenë pozitivë ndaj COVID-it”, thotë Akshay Budhraja, konsulent i lartë në mjekësinë respiratore në Aakash Healthcare.
Përveç simptomave të përmendura, mjekët kanë vërejtur simptomat e mëposhtme:
– marramendje
– dobësi ekstreme
– humbje e përkohshme e nuhatjes dhe shijes
– ethe
– kollë
– gulçim ose vështirësi në frymëmarrje
– lodhje
– dhimbje të muskujve ose të trupit
– dhimbje koke
– dhimbje të fytit
– rrjedhje ose hundë e mbyllur.
Nënvarianti omicron BA 2.75 ka një shkallë më të lartë transmetimi. Ai u zbulua së fundmi në Delhi.
Shkencëtari kryesor i OBSH-së, Soumya Swaminathan tha se BA.2.75 duket se ka pësuar mutacion në një mënyrë që mund të tregojë një “arratisje të madhe imunitare”, që mund të nënkuptojë se njerëzit që kanë tashmë antitrupa nga lloji i mëparshëm mund të infektohen me këtë nënvariant.
Megjithatë, lajmi i mirë është se ky variant nuk shkakton sëmundje serioze.
Mjekët vunë në dukje gjithashtu se periudha aktuale e rikuperimit për shumicën e pacientëve zgjat rreth një javë, raporton Times of India.
Mevlani flet për videon e ish-të dashurës: Ka qenë e tepruar...
Panairi i Librit ul siparin, Tom Kuka shpallet autori më i m...
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës