3 ushtarë të forcave komando holandeze që ndodheshin në SHBA për stërvitje, janë qëlluar dhe plagosur përpara një hoteli në qytetin e Indianapolis, teksa ishin jashtë detyrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të së shtunës me orën lokale në lagjen argëtuese të qytetit. Policia e Indianapolis thotë se oficerët i gjetën 3 ushtarët me plagë me armë zjarri dhe i dërguan në spitalet aty pranë.
Ministria holandeze e mbrojtjes tha se njëri nga burrat ishte në gjendje kritike dhe se dy të tjerët ishin të vetëdijshëm. Ai tha se të 3 ishin anëtarë të Korpusit Komando, një nga njësitë e operacioneve speciale në forcat e armatosura të Holandës.
Të shtënat kanë ndodhur gjatë kohës së lirë para hotelit ku po qëndronin, shtoi ministria. Policia lokale tha se dyshonte se kishte pasur një grindje mes vetë ushtarëve ose ata janë përplasur me një persona apo një grup tjetër.
“Për momentin informacioni që ne jemi të gatshëm të zbulojmë është se nuk ishte diçka që ka ndodhur brenda hotelit. Ishte një sherr që besojmë se nisi në një vend tjetër” – tha një oficer i Departamentit të Policisë Metropolitane të Indianapolis. Deri tani nuk ka të ndaluar. /lapsi/
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban