Google ADS

Gjyshi plagos aksidentalisht me mbesën 25-vjeçare

16:58 | 28 Gusht 2022
KRG

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Patos Fshat të Fierit.

Një 82-vjeçar me inicialet A.M. ka plagosur me çifte mbesën e tij 25-vjeçaren A.S.

25-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital. Ajo është nën kujdesin e mjekëve dhe sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale dhe se gjyshi ka qenë duke pastruar çiften kur pa dashje ka shkrepur armën dhe ka plagosur vajzën.

Sipas informacioneve, grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./tvklan.al

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme