Të kompensosh natën pa gjumë duke e shtyrë alarmin disa orë mbrapa mund të duket si një ide vërtet e mirë në moment, por gjumi – më shumë se një orë pas kohës së zakonshme të zgjimit – prish ciklin tuaj gjumë-zgjim.
“Ritmet cirkadiane janë ritme biologjike që luhaten gjatë ditës 24-orëshe dhe që rregullojnë pjesën më të madhe të fiziologjisë dhe sjelljes sonë, duke përfshirë kur ndihemi të përgjumur ose vigjilent,” thotë Dr. Barwick. “Zgjimi në të njëjtin orar çdo mëngjes është një nga mënyrat më të mira që ky ritëm të jetë në rrugën e duhur.”
Për më tepër, sa më shumë ta shtyni alarmin e gjumit në mëngjes, aq më pak “të uritur” do të jeni për gjumë atë natë.
– Përfitoni nga rrezet e diellit, shëtitjet e shkurtra dhe (ndoshta) dremitjet
Vështrimi nga dielli, sapo të hapni sytë, mund të ndihmojë që truri juaj të mos ndihet sikur është ende nën çarçafë ndërsa lëvizni gjatë ditës. Nëse mund të bëni një ecje të shkurër nën dritën e lehtë të diellit, akoma më mirë.
Dremitja pasdite gjithashtu mund t’ju japë një nxitje energjie, por vetëm nëse është e kufizuar në 15 deri në 30 minuta dhe jo më shumë.
Nëse e dini se dremitja vetëm sa ju përgjum më shumë, vazhdoni me shëtitjen ose me një tjetër aktivitet fizik.
– Mundohuni të shkoni në shtrat pak më herët natën tjetër – dhe ndoshta edhe natën pas Mungesa kronike e pushimit është e lidhur me një sërë çështjesh shëndetësore, kështu që është e rëndësishme të mbroni dhe t’i jepni përparësi gjumit natën tjetër, ndoshta edhe duke shkuar në shtrat pak më herët se zakonisht për të kapur./aktuale/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...