Google ADS

Rama për arritjen e marrëveshjes: Urime për të dy palët, mos të humbet kohë për arritjen e gjërva kaq logjike sa kjo sot

20:05 | 27 Gusht 2022
E.H

I pari i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar Kosovën e Serbinë për arritjen e marrëveshjes për lëvizjen e lirë pa dokumente hyrëse-dalëse.

Kryeministri Rama tha se uron që ky zhvillim ta çoj dialogun në një nivel të ri, në mënyrë që të mos humbet kohë e energji për arritjen e gjërave, siç i quajti ai, “kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot”.

“Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë se sot Kosova e Serbia arritën marrëveshjen që në asnjërën anë të mos ketë dokumente hyrëse – dalëse për qytetarët gjatë kalimit në kufi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme