Nexhat Krasniqi rrahet nga dy persona në rrugën Shtërpcë – Brezovicë

19:02 | 27 Gusht 2022
E.H

Ish-shefi i Prokurimit në ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Nexhat Krasniqi, është sulmuar fizikisht nga dy persona në rrugën Shtërpcë – Brezovicë.

Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Më datën 26.08.2022, në ora 23:20, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën Shtëprcë Brezovicë një person me inicialet N.K (M/K) i moshës 54 vjeçar ka pësuar lëndime trupore , dyshohet nga dy persona të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes”, është shprehur Veseli.

Tutje, Veseli tha se i lënduar fillimisht për ndihmë mjekësore është dërguar në qendrën shëndetësore në Shtërpcë, e më pas për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në spitalin e Ferizajt.

“Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuriria Themelore e Ferizjat i ka nisur hetimet në kërkim të personave të dyshuar. Rasti është cilësuar ” Lëndim i rëndë trupor” Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Veseli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme