Google ADS

Pacolli: Të gjithë duhet ta mbështesim qeverinë gjatë dialogut

16:26 | 27 Gusht 2022
E.H

I pari i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga opozita që ta përkrahë qeverinë në çështje që kanë të bëjnë me integritetin dhe sovranitetin e Kosovës.

Pacolli e ka përmendur dialogun me Serbinë, ku thotë se të gjithë duhet ta mbështesin qeverinë në këtë proces.

Po ashtu, ai ka kërkuar që serbët në veri të Kosovës ta pranojnë realitetin në vend se të ngrisin barrikada.

“Qytatarët e Kosovës, të kombësisë serbe në veri, në vend që të vazhdojnë të barrikadojnë veten, duhet ta pranojnë realitetin, të respektojnë ligjet dhe rregulloret që ekzistojnë në vend”, tha Pacolli./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Për çështjet që kanë të bëjnë me integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, mendoj se opozita dhe qeveria duhet të jenë të bashkuar. Të gjithë duhet ta mbështesim qeverinë gjatë dialogut.

Qytatarët e Kosovës, të kombësisë serbe në veri, në vend që të vazhdojnë të barrikadojnë veten, duhet ta pranojnë realitetin, të respektojnë ligjet dhe rregulloret që ekzistojnë në vend.

Kosova ofron standardet më të larta sa i përket mbrojtjës së të drejtave të minoriteteve, (në rend të parë të serbëve) në botë. Secili duhet të bindet që nuk ka alternativë tjetër pos bashkëjetesës në një shtet si Kosova, ku secili është i barabartë pranë të drejtave dhe përgjegjisive të tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme