Google ADS

Florian Markut i ndahet medalje, Rama: Është ambasadori i vendit tonë

15:28 | 27 Gusht 2022
L G

Boksieri Florian Marku është pritur me ceremoni nderimi pasi fitoi titullin `WBC` në “Air Albania”.

Me shenja në fytyrë nga ndeshja e fundit e boksit ku u shpall kampion, Marku është shfaqura në ceremoni duke mbajtur në krah titujt e tij në shenjë krenarie për punë e madhe dhe sakrificat që ka bërë për të arritur majat në fushën e boksit.

Suksesi i tij kuqezi dhe ngritja e flamurit shqiptar në majat e botës ka bërë që Florian Marku të nderohet me medaljen e “Yllit të madh të mirënjohjes”.

Çmimi iu dorëzua nga kryeministri Edin Rama, i cili tha se Floriani, Luiza dhe të gjithë sportistët shqiptarë të spikatur në botë janë ambasadorët më të mirë të vendit.

“Jemi sot këtu për të celebruar një histori jetësore të ngjashme me atë të dhjetëra mijërave shqiptarëve, të cilët në moshë të vogël janë marrë përdore nga prindërit e tyre në rrugën e emigracionit dhe bëjnë sukses. Suksesi i Florianit përbën lajm dhe lajmi i mirë është që suksesi i Florianit është kuqezi. Ne nderojmë me yllin e madh të mirënjohjes është një vlerësim i lartë për personalitetet përfshirë edhe ambasadorë. Sot e bëjmë këtë vlerësim për një ambasador të Shqipërisë, i cili prejardhjen e ka në Kosovë nga gjyshi dhe në Myzeqe nga gjyshja. Shqiptarët që bëjnë sukses në fushat e tyre, qoftë edhe në bizneset e vogla janë shumë më tepër sesa ata pak shqiptarë që bëjnë zhurmën e madhe dhe ndotëse për imazhin tonë”, tha Rama.

Rama ka folur edhe për kritikat e bëra lidhur me mbështetjen e sportistëve, duke thënë se sot qeveria ka krijuar një sistem mbështetje dhe shpërblimi për sportistët e spikatur.

“Sot edhe ata që rrudhin buzët duhet të buzëqeshin për këtë ceremoni pasi kemi një shqiptarë që na nderon të gjithëve i cili shpalos flamurin kuqezi si fitues në ekranet më të mëdha të televizioneve sportive ndërkombëtare. I jam mirënjohës Florianit, që e nderon këtë godinë me praninë e tij. E hapëm këtë fazë celebrimi me Luizën dhe do të bëjmë këtë gjë me të gjithë ata që i sjellin Shqipërisë këtë vlerësim. Nuk ka më në Shqipëri protagonistë të sportit të braktisur, por ka një sistem mbështetje dhe shpërblimesh për ta. Vitin e shkuar e kanë përfituar shpërblimin për rezultate të spikatura janë 14 protagonistë, ndërsa në 2022 deri tani e kanë përfituar 44 protagonistë, nga këta 22 sportistë dhe 22 trajnerë. Kjo më bën të besoj që është edhe rezultat i këtij sistemi të ri mbështesje e motivimi”, tha Rama.

Në fjalën e tij Florian Marku tha se i ka dedikuar jetën këtij sporti dhe se kurrë se ka hedhur poshtë flamurin shqiptar.

“Nuk jam mësuar me të tilla gjëra, ëndërr që është bërë realitet, të jem këtu dhe gjithë Shqipëri dhe të gjithë të më shohin mua s’di ca të them. Siç e keni parë karrierën time kam qenë realisht dhe ashtu do ngelem. Kam lindur në Lushnjë dhe 6 vjeç kemi ikur në Selanik. E nisa futbollin, bëra disa vite, por nuk isha shumë i mirë. Ndërrova sportin, iu futa boksit. Nuk vij nga një familje shumë e pasur, prindërit kanë bërë punë krahu, nëna ime ka qenë pastruese. Ia kam dedikuar jetën këtij sporti, se kam hedhur kurrë poshtë flamurin shqiptar”, tha Marku.

Para Markut, më 23 gusht edhe Luiza Gega u prit me një ceremoni nderimi pas shpalljes kampione e Europës në garën 3000 metra me pengesa. Ajo u vlerësuar me titullin më të lartë të “Kordoni i madh me Yllin për Mirënjohje Publike”, që iu dorëzua nga kryeministri Edi Rama./rtsh/

Të ngjashme