Ministria e Jashtme e Rusisë ka pezulluar lëshimin e pasaportave të huaja biometrike, duke u thirrur në “arsye teknike”.
Në njoftimin e 26 gushtit, kjo ministri nuk dha arsye më të detajuara për këtë vendim.
Por, më herët Rusia kishte ndaluar lëshimin e dokumenteve të brendshme biometrike, për shkak të mungesës së çipave të kërkuar për to. Mungesa e këtyre çipave ishte për shkak të sanksioneve të vendosura kundër Moskës pas nisjes së pushtimit të paprovokuar të Ukrainës fqinje më 24 shkurt.
Në qershor, banka shtetërore ruse, Sberbank njoftoi se do të “rikodonte” çipat e vjetër që janë përdorur nga kjo bankë, për kartelat e reja bankare që kjo bankë lëshon.
Shtetet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës. Në sanksione janë një sërë sektorësh, përfshirë edhe sektorët bankar dhe të teknologjisë./rel
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...