Fundjava e fundit e gushtit, çfarë do të ndodhë me motin dy ditët e ardhshme në Shqipëri

09:01 | 27 Gusht 2022
L G

Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Ditën e shtunë moti  në Shqipëri parashikohet me kthjellime dhe në mesditë zhvillim të vranësirave deri mesatare. Reshje shiu në orët e mesditës deri pasdite me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë ultësirës perëndimore dhe në zonat malore.

Era nga juglindja-veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Ditën e diel moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Sipas SHMU në mesditë e pasdite përgjatë relieveve malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët. Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë./abc.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme