Tifozët po thonë se Yaya Toure “kurdisi” shortin e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve në favor të Tottenhamit.
Ish-mesfushori ikonë i Ligës Premier ishte gati për të shpërndarë topat në ngjarjen e UEFA-s të së enjtes në Stamboll.
Ish-ylli i Barcelonës dhe Man City tani është një trajner i të rinjve me Spurs.
Dhe londinezët përfunduan me grupin ndoshta më të mirë të shortit, duke rënë në grup me Eintracht Frankfurt, Sporting Lisbonën dhe Marseillen.
Kjo bëri që tifozët e futbollit të vërshojnë Twitterin me pretendime qesharake se Toure në një farë mënyre e kurdisi shortin në favor të Spurs.
Njëri tha: “Yaya Toure duke na nxjerrë grupin më të lehtë të mundshëm që Harry Kane të fitojë trofeun e tij të parë të Ligës së Kampionëve”.
View this post on Instagram
Një tjetër deklaroi: “Yaya Toure tashmë një legjendë e Tottenhamit në librin tim”.
Njëri bëri shaka: “A nuk bëri një punë të shkëlqyer Yaya Toure i Tottenhamit?”.
Një tjetër shtoi: “Toure sapo manipuloi UCL-në para gjithë botës. Një grup i Ligës së Evropës në UCL”.
Njëri tha: “Tottenham me Frankfurt, kaq me fat. Yaya manipulon shortin”.
Toure sigurisht që nuk u tërhoq nga deklarimi i mbështetjes së tij për Tottenhamin përpara se të realizonte shortin.
Duke folur në skenë, tre herë fituesi i Ligës Premier tha: “Do të doja të përfitoj nga ky rast për të falënderuar Tottenhamin”.
“Ata janë fantastikë në klub. Ndihem sikur i përkas një familjeje. Është e jashtëzakonshme ajo që ata kanë bërë për mua”. /Telegrafi/
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati ka një njoftim të rëndësishëm për familjet që kanë ap...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,