Google ADS

Ekspertët: Sulmi në stacionin hekurudhor të Ukrainës mund të jetë krim lufte

00:55 | 27 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Ekspertët kanë thënë se sulmi i Rusisë në një stacion treni në stacionin hekurudhor të Ukrainës mund të jetë një krim lufte.

Sulmi vrau më shumë se 20 njerëz dhe sipas ekspertëve Rusia ka ofruar pak ose aspak prova për të mbështetur pretendimet se trupat ukrainase ishin objektivi i sulmit të saj në stacionin hekurudhor Chaplyne, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Ekspertët e krimeve të luftës thanë dje se sulmi zbulon se rusët po synojnë qëllimisht civilët në një mënyrë strategjike.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme