Një shqiptar i cili jetonte prej 10 vitesh në Britaninë e Madhe do të dëbohet pasi nuk ka letra.
Ai është kapur duke punuar në të zezë në një restorant dhe është dërguar në qendrën e largimit të imigracionit në Harmondsworth, pranë aeroportit Heathrow.
Shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ka ndërtuar familje në shtetin anglez, duke i lindur edhe dy fëmijët në këtë vend, por duket se qeveria britanike nuk e ka marrë parasysh këtë fakt.
“Është sikur kam më kanë vendosur shkelmin në fyt dhe po më mbytin,” tha ai, duke folur nga qendra e deportimit.
“Erdhën për të kontrolluar restorantin ku unë punoj, më shumë se 10 prej tyre, të gjithë me uniforma. Ata thanë se kishin informacione se aty ndodhej punonjës në të zezë dhe filluan të pyesnin njerëzit për mua. Ata nuk më dhanë asnjë shpjegim, vetëm më çuan në stacionin e policisë, më mbajtën atje dhe më pas në qendrën e imigracionit. Po më trajtojnë si kafshë”, është shprehur shqiptari për The Guardian.
Sipas tij qeveria britanike po godet me të drejtë shqiptarët.
“I gjithë ky vend [Harmondsworth] është plot me shqiptarë. Duket sikur po na rrethojnë për të na futur larguar që këtu. Djali me të cilin po ndaj qelinë, është po ashtu shqiptar. Për mua kjo është hakmarrje ndaj nesh. Duket se qeveria po gjen boshllëqe ligjore për të na deportuar. Të gjithë janë kaq të shqetësuar dhe të frikësuar – sa nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me ne”.
Policia Shqiptare do të vendoset në Dover të Britanisë së Madhe për të ndihmuar në identifikimin dhe dëbimin e emigrantëve të paligjshëm brenda disa ditësh.
Ministrja e Brendshme britanike Priti Patel ka rënë dakord për një plan veprimi me homologun e saj shqiptar për të përshpejtuar largimet. Shqiptarët tani përbëjnë midis 40 dhe 60 për qind të emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla./express
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...