Sipërmarrësi ikonë i teknologjisë dhe bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates është i fiksuar pas së ardhmes.
Ai punon shpesh me shpikës dhe shkencëtarë, lexon libra për të ardhmen e njerëzimit dhe financon projekte për të avancuar komunitetet.
Dhe bazuar në të dhënat që ai ka mbledhur vite më parë e deri më sot, Gates arrin në përfundimin se njerëzit me të paktën njërën prej këtyre tre aftësive do të jenë ndër më të kërkuarit në tregun e punës: shkenca, inxhinieria dhe ekonomia.
Njerëzit e aftë në këto fusha dhe sigurisht në nëndegët e tyre, do të jenë “agjentët e ndryshimit për të gjitha institucionet”, sipas Gates.
“Njohuritë bazë të shkencave, aftësitë matematikore, ekonomia – shumë karriera në të ardhmen do të kenë nevojë për to.”
Ju nuk duhet të jeni ekspert në kodim ose në tabelën periodike, por aftësia për të menduar ashtu siç bëjnë këta ekspertë do t’ju ndihmojë jashtëzakonisht.
“Nuk do të thotë se ju domosdoshmërisht duhet të shkruani kode, por duhet të kuptoni se çfarë mund të bëjnë dhe nuk mund të bëjnë inxhinierët”, shprehet bashkëthemeluesi i Microsoft.
LDK me tubim madhështor në Obiliq, Abdixhiku: Ndryshimi po v...
Hamza për fjalimin e Osmanit: Marrëdhëniet me SHBA-të duhet ...
Bislimi takoi kryesuesin dhe zëvendëskryesuesin e Grupit Par...
Majku i propozon të dashurës, ajo thotë “PO”
FSK dhe FARSH realizuan ushtrimin e përbashkët fushor “ Shpë...
Matt Gaetz tërhiqet nga emërimi për postin e prokurorit të p...