Një 23-vjeçar shqiptar është ekstraduar drejt Spanjës. 23-vjeçari kërkohej nga drejtësia spanjolle për kryerjen e veprave penale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik.
Uniformat blu bëjnë me dije se i riu shqiptar është kapur nga policia e Fierit më 6 maj të këtij viti.
Ndërkohë sot, falë bashkëounimit me homologët spanjollë, u bë ekstradimi nga vendi ynë drejt Spanjës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale 2 e Vilanova-s/Spanjë, me vendimin e datës 20.08.2021, kishte nxjerrë urdhër arresti ndaj 23-vjeçarit, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik, të parashikuara në Kodin Penal spanjoll.
Njoftimi i policisë
Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ekstradohet drejt Spanjës, 23-vjeçari i kërkuar për kryerjen e veprave penale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik, sipas legjislacionit spanjoll.
23 vjeçari është kapur më 06.05.2022, nga Policia e Fierit, si rezultat i operacionit policor të koduar “Vilanova”.
Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, u bë ekstradimi nga vendi ynë drejt Spanjës, i shtetasit:
– R. T., 23 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale 2 e Vilanova-s/Spanjë, me vendimin e datës 20.08.2021, kishte nxjerrë urdhër arresti ndaj 23-vjeçarit, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik, të parashikuara në Kodin Penal spanjoll.
Shtetasi R. T., u vu në pranga në 06.05.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vilanova”, zhvilluar nga Policia e Fierit.
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...